Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovisionit

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovisionit
Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovisionit për edicionin e vitit 2019.
Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës” ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga juria profesionale edhe publiku në Evropë për të marrë pjesë në finalen e së shtunës.
Nga gjysmëfinalja e dytë në finale kanë kaluar: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.
Shqipëria me “Ktheju Tokës” pret kualifikimin në finale të Eurovisionit
Me performancën e sapo përfunduar të këngës “Ktheju Tokës”, Jonida Maliqi, përfaqësuesja e Shqipërisë, synon ta dërgojë vendin në finale të Eurovisionit.
Këngëtarja shqiptare performoi e 14-a në natën e dytë gjysmëfinale në Tel Aviv.
Së shpejti pritet të nisë votimi për të çuar edhe dhjetë këngë në finalen e madhe të së shtunës.
Kujtojmë se deri më tani në finale kanë shkuar: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Adem Demaçi shkrimtar

Zbulimi i kampit të rëndësishëm ushtarak romak

Si i përfshiu rasti i Kosovës dhjetëra shtete të OKB-së në debat për ‘vetëvendosjen’

4000 fjalët e Pjetër Bogdanit

Si u portretua Skënderbeu në artin e Venedikut?

“Vendi im”, me elegancë nëpër traditën muzikore shqipe

Ministrisë i kërkohet ta anulojë procesin për “udhëheqës artistik jolegjitim” të Teatrit

“Biblioteka Qarkulluese” – për leximin si aktivitet rekreativ

Veshja e Hasit pasuron Muzeun Etnologjik me kolorit, traditë e mjeshtri

MKRS-ja ndan çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

Piktura e Picassos hiqet nga hyrja e OKB-së pas 36 vjetësh
