Kulturë

“Shënime mbi shtetndërtimin” për sfidat esenciale të Kosovës

Prishtinë, 16 maj – Komente e ese që trajtojnë aspekte të ndryshme të shtetndërtimit në Kosovë, politologu Adem Beha i ka bërë bashkë në librin “Shënime mbi identitetin”, i cili është përuruar të mërkurën në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ku autori njëherësh ligjëron në Departamentin e Shkencave Politike.

Siç shkruan edhe në hyrje, libri regjistron disa reflektime personale mbi shtegdaljen e Kosovës nga okupimi serb deri te administrimi ndërkombëtar dhe evidenton probleme, dhe paqartësi që lidhen me shtetndërtimin e saj. Me një fjalë, shkrimet e Behës dokumentojnë e zbërthejnë proceset në një periudhë kohore prej vitit 2009-2017, kur edhe janë shkruar esetë e që janë botuar në mediat e vendit. “Pavarësia, paqartësia dhe qeverisja në Kosovë”, siç është edhe nëntitulli i librit, përbëjnë triptikun kohor nëpër të cilat shtrihen esetë.

Bosht të librit i ka cilësuar ato, Bekim Baliqi, politolog.

“Këta nëntituj jo vetëm që ë përshkruajnë rrugëtimin politik të vendit, por vazhdojnë të mbesin sfidat esenciale të shtetit”, ka thënë ndër të tjera Baliqi.

Nëpërmjet eseve, Beha trajton edhe tema të tjera sociale.

Antropologu Arsim Canolli ka folur për librin, por edhe për profilin e autorit.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")