Kulturë

Ekspozita për promovimin e barazisë gjinore

“Shembulli më i mirë duhet të jepet nga prindërit, pasi duke ndjekur hapat e nënës dhe babait, fëmijët do të kenë edukatë dhe do të rriten në mënyrë të shëndetshme”, është një nga mesazhet që shoqëron fotografitë e ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Fotografi që dokumentojnë raportet familjare, u përmblodhën në një ekspozitë që u hap me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, transmeton emisioni Express në KTV.

Ekspozita ishte pjesë e aktiviteteve të Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara.

Sipas organizatorëve, qëllimi i ekspozitës është që të shpërndahen mesazhe për rëndësinë e ndarjeve të detyrave brenda familjes.

Bledor Kalleci, koordinator i projektit “Përfshirja e burrave dhe grave në barazinë gjinore”, flet për mesazhin e ekspozitës.

Në hapje të ekspozitës, përveç prindërve, të pranishëm ishin edhe fëmijët.

Ndërkombëtare e Familjes shënohet me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit për çështjet dhe problemet familjare, përfshirë proceset sociale, ekonomike dhe demografike.