Kulturë

Libri autobiografik i Bamir Topit, çfarë thotë për Sali Berishën

Libri autobiografik i  Bamir Topit, çfarë thotë për Sali Berishën

Krahas përpjekjeve për të ndikuar tek drejtësia nëpërmjet Presidentit Bamir Topi, për tërheqjen e urdhër-arresteve të prokurorisë për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, është investuar në manipulimin dhe prishjen e provave të krimit në 21 Janar 2011, ku u ekzekutuan 4 protestues të pafajshëm dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Bamir Topi, në atë kohë President i Republikës, rrëfen në librin e tij autobiografik “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), lëvizjet e Sali Berishës për prishjen e provave të krimit dhe zhdukjen e pamjeve filmike në serverin e Kryeministrisë, me qëllim pengimin e prokurorisë për zbardhjen e orkestruesve të masakrës në bulevard.