Kulturë

Veprat e Agon Nimanit dhe Gresa Islamit ekspozohen në përurimin e Shtëpisë së Evropës

Veprat e Agon Nimanit dhe Gresa Islamit ekspozohen në përurimin e Shtëpisë së Evropës
 

Fotografitë e shkrepura nga perspektiva e dronit nga artisti Agon Nimani si dhe veprat e tri cikleve të punuara me materialin e qeramikës nga duart e Gresa Islamit, janë ekspozuar në përurimin e hapësirës më të re të Qendrës së Informimit dhe Kulturës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Shtëpia e Evropës, tashmë do ta mbajë emrin kjo hapësirë e cila do të shërbejë për organizimin e ekspozitave, paneleve, koncerteve dhe aktivitete tjera të artit pamor.