Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit

Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit

04 May 2019 08:15

Pas luftës pruso-franceze të vitit 1871 filloi të riak­tualizohet përsëri kriza lindore. Kancelari prusian, Bizmarku, me qëllim që ta largojë Rusinë nga çështjet evropiane, me mjeshtëri e ktheu këtë perandori të madhe nga lindja, shkruan sot Koha Ditore.

Rezultatet e konfliktit pruso-francez, rrjedhimisht kishin ndryshuar ekuilibrin ushtarak dhe politik në Konti­ne­n­tin e Vjetër, duke e rrënuar kështu përfundimisht Traktatin e Parisit të vitit 1856. Ndërkaq, Rusia cariste, duke mos u frikësuar më nga aleanca franko-britanike, filloi, që më 1871, të aktivizojë marinën ushtarake në Detin e Zi. Rusia, po ashtu, filloi t’i organizojë dhe t’i nxisë popujt nën Pera­ndorinë Osmane për veprimtari destabilizuese deri në krye­ngritje.

Në të vërtetë, në Londër, më 13 mars 1871, ndërmjet Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë, Perandorisë Osmane dhe Francës së mundur, u përpilua një Marrëveshje e re, me të cilën u reviduan disa pjesë të Marrëveshjes së 30 marsit të vitit 1856 në Paris. Memli Sh. Krasniqi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme