Qyteti i Prizrenit bëhet qendra e dytë në Kosovë, në të cilën do të vendoset kinemaja e rrjetit të njohur “Cineplexx”.
Pasionantët e filmave do të mund të shohin projektet e reja filmike në pesë sallat e kësaj kinemaje të operatorit austriak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë prezantimit të fazës së dytë të projektit për shtrirjen e “Cineplexx”- it në qytetin e Prizrenit, është bërë e ditur se në hapësira prej 1500 metrash katrorë do t’i ketë 800 ulëse.
Milazim Salihu, drejtor gjeneral i “Cineplexxit” për Kosovë, theksoi se dinamika e repertorit të kësaj kinemaje brenda një viti, parashihet t’i sjell afro 500 mijë shikues në Prizren.
Yjet e kinematografisë botërorë do të defilojnë përmes ekraneve të “Cineplexxit” që do të vendosen në hapësirën e Qendrës tregtare “Galeria”.
“Cineplexx” në Prizren do të hapet për shikuesit në muajin shtator.