Kulturë

Natën e parë vuajtëm, të nesërmen e kritikuam “Notre Damen”

Descriptive Text

Maja e katedrales digjej dhe sytë e tërë botës ishin drejtuar nga ajo. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Dukej një flakë mbi rozetën qendrore, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo tashmë ishte ngritur ndërmjet dy kambanave. Flaka bëhej edhe më e çrregullt dhe shumë e furishme. Vërehej edhe era që e shpërndante edhe më, e tymi sa vinte e shtohej. Tashmë flakët kishin marrë pothuaj gjithçka. Dy ullukë ishin bërë si dy gryka. Dihej sikur binte rrebesh shiu i zjarrtë dhe currilat tashmë ishin të argjendta dhe arrinin t’i jepnin shkëlqim vetëm pjesës së poshtme të fasadës. Karli i Madh i ka pasur vënë gurin e parë. Filip Augusti, të fundit.

Ditën e parë të gjithë e vuajtën shuarjen e kambanave të “Notre Dame”. Disa shpërndanë fotografi të huazuara nga “Google”. Disa të tjerë çastet “selfie” pranë panoramës në të cilën dominonte fasada e skuqur nga qielli i pasdites që kuqëlonte. Shumë shpejt e vajtuan Zonjën e Parisit të vërshuar nga flaka, tymi dhe errësira. U krijua përshtypja sikur të gjithë e admirojnë. E kuptova krejt natyrshëm këtë plagë.

Albert Camus, Viktor Hugo, Zhan Pol Sartre, Claude Monet, Van Goghu, dhe shumë artistë, filozofë francezë e jofrancezë, sepse Franca është e të gjithëve. Parisi është poetikë, pikturë dhe orientim artistik e historik. S’pashë sinqeritet te populli ynë, te një shumicë e tyre që Parisin e duan vetëm për një vizë, ta kalojnë jetën e luksit, për Moulin Rouge e jo për dritat e tij. S’mund të krahasohet me asnjë objekt te ne. Është absurditet veçmas kur këtë e bëjnë njerëzit e shkolluar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)