Kulturë

Francës i duhen ndërtues e jo luftëtarë

Francës i duhen ndërtues e jo luftëtarë
 

Paris, 18 shkurt, 1922 (Toronto Star Weekly) − Nuk ka asgjë më të vdekur se një tigër i ngordhur, dhe Georges Clemenceau ishte një tigër i jashtëzakonshëm. Prandaj, është pak të thuhet se Georges Clemenceau është i vdekur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Meqë po vija nga Kanadaja, ku një intervistë me Clemenceaun ende rrok ballinat e gazetave, ishte e habitshme të gjesh Tigrin e dikurshëm të Francës, të vdekur politikisht, ish-liderin francez të cilit i doli nami i zi pasi doli në pizhame nga makina “Pullman”. Askush nuk e citon Clemenceaun, askush nuk kërkon mendimin e Clemenceaut. Kur ju thoni “Clemenceau”, njerëzit qeshen, dhe në fund të fundit zoti Clemenceau është shtrënguar të hapë një gazetë të vogël që t’i shprehë mendimet para publikut, nëse ka publik që e lexon.