Kujtim i eksodit të dhimbshëm të arbëneshëve nga Shqipëria në Zarë

Kujtim i eksodit të dhimbshëm të arbëneshëve nga Shqipëria në Zarë

13 April 2019 12:00

Në sesionin “Arbëneshët e Zarës-Historia dhe etnokultura e tyre” i cili ishte mbajtur më 10 tetor të vitit 2016 në Institutin Albanologjik të Prishtinës me rastin e përvjetorit të 290-të të dhembshëm të shpërnguljes së tyre në Zarë, u prezantuan një varg kumtesash lidhur me këtë krah të shkëputur gjeografikisht të shqiptarëve, i cili edhe pas gati 300 vjetësh i ka ruajtur historinë dhe etnokulturën e deri diku edhe gjuhën origjinale në mjedis të ri dhe në kushte e rrethana specifike, shkruan sot Koha Ditore.

Nga këto kumtesa 14 sosh janë botuar bashkë me një shtesë me fotoalbum me 27 foto nga punimet e sesionit dhe nga ekspozita e hapur me këtë rast në hollin e Institutit, në botimin i cili doli këto ditë në vazhdën e veprimtarisë botuese të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Këto kumtesa janë të autorëve të shquar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Kroacia: prof. dr. Sadri Fetiu, prof. dr. Zeqirija Neziri, akademik Gjovalin Shkurtaj, prof. dr. Qemal Murati, prof. dr. Mustafa Ibrahimi, prof. dr. Naser Ferri, prof. asoc. dr. Memli Krasniqi, prof. dr. Isak Shema, prof. dr. Hysen Matoshi, prof. dr. Adem Zejnullahu, prof. dr. Leontina Gega, Fitim Çaushi, prof. asoc. Bashkim Lajçi, Sylejman Morina dhe dr. Nuridin Ahmeti./Naser Ferri

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Vakti19/04/2019 15:14

Shqiptarëve ju shkoi jeta vetëm tuj përkujtue eksod-e!

Shto koment

Të ngjashme