Zhanri “death metal” frymëzon lumturi, e jo dhunë Foto: BBC

Zhanri “death metal” frymëzon lumturi, e jo dhunë

Victoria GillScience 17 March 2019 21:07

“E kam pasur një dëshirë që kur jam lindur; të shoh trupin tim të gllabëruar dhe të shqyer”. Vargjet e këngës “Eaten” me përmbajtje kanibaliste të bendit “death metal” “Bloodbath” nuk i lënë shumë hapësirë imagjinatës. Ama as kjo këngë dhe as tekstet plot tmerr të të tjerave të këtij zhanri nuk frymëzojnë dhunë.

Ky është konstatim i laboratorit muzikor të Universitetit Macquarie, i cili e përdori këngën në një test psikologjik. Testi tregoi se adhuruesit e muzikës “death metal” nuk janë të “pa sensibilizuar” karshi imazheve të dhunës.

“Adhuruesit e ‘death metal’-it janë njerëz të mirë”, ka thënë profesori Bill Thompson i Universitetit australian, me seli në Sydney. “Ata nuk është se do të dalin jashtë dhe ta lëndojnë ndokënd”.

Studimi më i fundit është pjesë e hulumtimit disadekadësh të profesorit Thompson dhe kolegëve të tij mbi ndikimin e muzikës në emocione. Ky ndikim, shpjegon ai, është kompleks.

“Shumë njerëz kënaqen me muzikë të pikëllueshme dhe ky është paksa paradoks – pse do të dëshironim ta pikëllonim veten?”, ka pyetur ai, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. “E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muzikën me përmbajtje agresive a të dhunshme. Për ne, ky është një paradoks psikologjik – kështu që (si shkencëtarë) ne jemi kureshtarë dhe në të njëjtën kohë pranojmë se dhuna në media është një çështje e rëndësishme në aspektin sociologjik”.

Por si e testojnë shkencëtarët ndjeshmërinë e njerëzve kundruall dhunës?

Me anë të një eksperimenti klasik psikologjik që e teston reagimin e nënvetëdijes dhe nëpërmjet përfshirjes së adhuruesve të “death metalit” në këtë studim. Testi u krye ashtu që 32 adhuruesve dhe 48 joadhuruesve të muzikës “death...” u është kërkuar që ta dëgjojnë këtë zhanër apo të shikojnë imazhe të pakëndshme.

Studiuesi kryesor, Yanan Sun, ka shpjeguar se synimi i eksperimentit ishte që të matet ajo se a e percepton truri i pjesëmarrësve një skenë dhune dhe që kjo gjë të krahasohet në ndjeshmërinë e tyre të ndikuar nga muzika. Për ta testuar ndikimin e rrymave të ndryshme muzikore, studiuesit përdorën, po ashtu, këngë që i cilësuan si të kundërta me atë “Eaten”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme