Kulturë

Graçanica shqiptare dhe dymbëdhjetë mëhallët e Prishtinës

Herët në mëngjes më 6 dhjetor 1893, në Ditën e Shën Nikollës, hyra në vagon. Sirena e trenit u dëgjua aq zymtë, saqë ajo zgjati bukur shumë, sikur lokomotiva e dinte se për herë të parë po shkoja në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Borë nuk kishte askund, përveç në majat e Sharrit dhe të Karadakut. Duke e ngritur ngadalë perden afër dritares ku isha ulur, pas disa minutash në anën e djathtë të fshatit Bardoc të Shkupit i pashë konakët e braktisur të një begu.

Nuk kaloi as një orë e plotë, kur treni arriti në Han të Elezit dhe më pastaj orën tjetër ai hyri në Kaçanik. Njeriu rrëqethet kur e sheh këtë qytezë të shtrirë përkrah Lepencit.

Gryka e Kaçanikut e magjeps njeriun me natyrën e saj të bukur. Ajo nuk ka shumë gurishte, por ka male përreth dhe është vend më se i qëlluar për kaçakë. Vetëm pak përtej Kaçanikut, gryka humbet, ndërsa treni në orën e tretë të udhëtimit arriti në Ferizaj, ku u dukën rrugët e kuajve dhe të qerreve. Nga ana perëndimore ato arrinin nga Prizreni, duke depërtuar nëpër zhupën e Siriniqit dhe të Sreskës, ndërsa nga lindja vinte rruga nga Gjilani. Fshati Ferizaj ka pozitë të mirë, prandaj m’u për këtë ka edhe ardhmëri të mirë. Prej këtu dilet në Fushë të Kosovës dhe lirisht mund të thuhet se në tokat serbe (në Serbinë e atëhershme v.j.) nuk gjendet një e tillë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)