Kulturë

Gani Jakupi me punëtori për romanin grafik para festivalit në Prishtinë

Ligjet grafike janë për t’u thyer. Por është një i vetëm në këtë fushë që nuk bën të thyhet asnjëherë. Përballë atyre që ndjekin punëtorinë, artisti Gani Jakupi ka thënë se ligji i lexueshmërisë është i pathyeshëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Lexuesi me të parën duhet ta marrë vesh se çfarë kemi thënë”, ka thënë ai në Këndin Amerikan, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, të premten, në ditën e fundit të punëtorisë për roman grafik. Ka porositur ata që të mos e harrojnë lexuesin mesatar. Lexueshmëria, sipas tij, është ligji i trefishtë në film, roman, grafikë, narracion apo ndonjë formë tjetër të të shprehurit.

“Lexuesi duhet të jetë në qendër të vëmendjes”, ka shpjeguar ai për pjesëmarrësit në punëtorinë që ka nisur të shtunën e javës së kaluar, përderisa të premten kanë marrë mësimet e fundit nga Jakupi, i cili ka një krijimtari të njohur artistike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)