Kulturë

DoCoMoMo International reagon për shkatërrimin e trashëgimisë moderne në Kosovë

Organizata më e madhe në botë për mbrojtjen e Lëvizjes Moderne, DoCoMoMo_International, përmes një komunikate për opinionin, ka reaguar mbi shkatërrimin dhe modifikimin e Trashëgimisë Moderne në Kosovë me theks të veçantë ne modifikimin e objektit të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës dhe tentativës për ta shkatërruar objektin e ish- Armatës Jugosllave në Mitrovicë.

DoCoMoMo_International ka publikuar reagimin në vjegëzën e portalit të vet "Heritage in Danger", të cilin mund ta gjeni ne linkun: https://docomomo.com/heritage