Kulturë

BBC Travel: Prishtina, e cilësuar si një prej qyteteve më të shëmtuara në Evropë, ka një bukuri të pamohueshme

BBC Travel: Prishtina, e cilësuar si një prej qyteteve më të shëmtuara në Evropë, ka një bukuri të pamohueshme

Një shkrim në BBC Travel, nga Deborah Huso, ka bërë një përmbledhje të monumenteve të Prishtinës, ka shtruar disa pyetje, e ndër to edhe atë nëse “Prishtina është kryeqyteti më i shëmtuar në Evropë”.

Mirëpo, shkruesja e tekstit thotë se gjatë qëndrimit në qytetin tonë, ka parë objekte që janë cilësuar të shëmtuara më parë, si ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e për të cilat thotë se kanë një bukuri që s’e ka parë diku tjetër, raporton Koha.net.