Seanca e shumëpritur e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku do të diskutohej për pronat në afërsi të Kullës së Sylejman Vokshit, ka zgjuar interesim të madh.
Aty është paraqitur edhe ish-kryetarja Mimoza Kusari Lila, raporton KTV.
Kryetari aktual, Ardian Gjini, i ka mbrojtur planet e komunës për zonën, dhe ka thënë se kundërshtimet e opozitës dhe shoqërisë civile, kanë prapavijë të caktuar.
E, kjo ka përplasur atë me ish-kryetaren.
Por, asamblistë të opozitës, të cilët edhe votuan kundër shfuqizimit të këtij vendimi, kanë thenë se me këtë po rrënohet historia dhe trashëgimia kulturore.
Megjithatë, vendimi është përkrahur nga shumica.
Kundër shfuqizimit të vendimit të vitit 2015, në bazë të së cilit pronat përreth Kullës duhej të shpronësoheshin dhe u shpallën të interesit të veçantë, protestuan disa qytetarë të organizuar nga shoqëria civile.
Ndërkohë do të shpronësohet vetëm prona ku ndodhet Kulla, e cila më pas do të restaurohet dhe do të bëhet muze.
Sipas kryetarit Gjini, mos-shpronësimi i parcelave përreth nuk do të thotë që aty do të ketë ndërtime të larta, për të cilat ka thënë se nuk do të japë leje.