Ramë Lahaj i këndon Kosovës e Shqipërisë

17 February 2019 09:49

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka lansuar një këngë, e cila për herë të parë është kënduar nga Vaçe Zela, por që ia ka dedikuar edhe Kosovës. 

Kënga është “Rrjedhë në këngë e ligjërime”. 

Lahaj, e ka publikuar këngën sot, kur Kosova mbushi plot 11 vite.

Pas publikimit, Lahaj në Facebook i ka dedikuar edhe disa fjalë për Pavarësinë e Kosovës.

"Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës. Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ' Mos na e prekni kufirin'. Të duam Kosovë!", ka shkruar ai.

Muzika është realizuar nga Feim Ibrahimi, teksti është shkruar nga Gjokë Beci dhe orkestrimi nga Shpëtim Saraçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme