Ekspozitë në Muzeun e Kosovës me fotografi të vjetra të qyteteve shqiptare të dhuruara nga profesori Zenelaj

Ekspozitë në Muzeun e Kosovës me fotografi të vjetra të qyteteve shqiptare të dhuruara nga profesori Zenelaj

16 shkurt 2019 18:42

Për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot është hapur ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografitë e vjetra, 1863-1916”.

Profesori Eqrem Zenelaj i ka dhuruar Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës një mori fotografish.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës në Muzeun e Kosovës u përcoll me shumë kritika pozitive për profesor Zenelajn dhe fotografitë që tashmë kanë zënë vend në hapësirat e muzeut.

Profesori Zenelaj, i cili ka 5 mijë dokumente dhe është hulumtues i arkivave që 22 vjet, tha se përmes kësaj ekspozitë shohim kohën, në periudha të ndryshme.

“Kjo ekspozitë flet shumë, flet në kohë, është pamja e kohës në fotografi. Unë shpresoj që ne të vetëdijesohemi edhe më shumë, ta duam librin, se rilindasit tonë kanë qenë të fuqishëm, iluminist, u shkolluan në vende të tjera të botës dhe ata ishin të parët që treguan se ne kush jemi. Andaj, sot jemi në krizë, në sfidë, jemi në dilema, sepse lexojmë pak. Libri është burim i diturisë”, tha ai, raporton Kosovapress.

Ndërsa kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj tha se përmes kësaj ekspozitë do të shihen pamje të infrastrukturës dhe urbanizimit, që flasin shumë edhe për zhvillimin e qyteteve shqiptare.

“Në bashkëpunim me profesorin doktor Eqrem Zenelaj po organizojmë një ekspozitë për qytetaret e vjetra shqiptare, fotografi që janë të renditura sipas historisë, që dikur është thënë që fotografia flet më shumë se shumë fjalë, besoj që kanë me prezantuar para jush pamje edhe të infrastrukturës, edhe të urbanizimit të kohës që flasin shumë edhe për zhvillimin, nëse do ta krahasonim me të sotmen”, tha ai.

Ekspozita “Qytetet shqiptare ne fotografitë e vjetra, 1863-1916”, tashmë është e hapur në ambientet e Muzeut të Kosovës. Kjo ngjarje u mbajt në kuadër të aktiviteteve që po shteti i ka organizuar për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme