“Nëntori i ftohtë” garon në festivalin norvegjez

“Nëntori i ftohtë” garon në festivalin norvegjez

15 shkurt 2019 11:00

Ani pse kanë kaluar një vit e gjysmë prej se u dha premierë botërore, “Nëntori i ftohtë” vazhdon rrugëtimin nëpër festivale, shkruan sot Koha Ditore.

Filmi që sjell histori familjare, bazuar në ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt të fillimviteve ‘90 në Kosovë, do të shfaqet premierë në Norvegji. Është në konkurrencë zyrtare të “Kosmorama Trondheim International Film Festival” në kategorinë kryesore të tij “New Directors”.

Festivali do të mbahet prej 4 deri më 10 mars në qytetin Trondheim me rreth 200 mijë banorë, që gjendet në qendër të Norvegjisë.

Regjisori i filmit Ismet Sijarina ka thënë se pas premierës skandinave të filmit, në Göteborg të Suedisë, pjesëmarrja e tanishme në Norvegji është tregues se ky film po pëlqehet nga audienca nordike. “Nëntori...” qe në programin zyrtar “Göteborg Film Festival”, edicioni i sivjetmë i të cilit u mbajt prej 25 janarit deri më 4 shkurt....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme