Kulturë

“Në mes” midis ovacioneve e kritikave pozitive në “Berlinale”

Prishtinë, 13 shkurt – Filmi dokumentar “Në mes” që ka çuar Kosovën për herë të parë në konkurrencën zyrtare të “Berlinales”, është pritur me ovacione të martën mbrëma. I gjashti me radhë në programin e natës së gjashtë të festivalit, dokumentari nën regji të Samir Karahodës është dhënë premierë botërore në “CinemaxX 3” në Berlin. Sipas përshkrimeve të të pranishmëve, “filmi është pritur jashtëzakonisht mirë”. Kanë qenë 700 veta që kanë parë rrëfimin kosovar që trajton emigrimin e bashkimin e familjarëve nëpërmjet ndërtimit të shtëpive.

Regjisori i filmit, Samir Karahoda, në mesnatë, menjëherë pas premierës i ka thënë gazetës se reaksioni i publikut për filmin ishte shumë i mirë e po ashtu edhe komentet që ka marrë ekipi pas premierës ishin të një audience që ka pëlqyer goxha “Ne mes”.

“Ishin diku 700 veta në kinema. Ishin prezentë një numër i madh i bashkatdhetarëve, pastaj një protagonist edhe nga Rumania ka ardhur enkas për ta parë filmin. Është një gjë e mirë shumë. Ishte një debutim i mirë për Kosovën. Këtë e përmenda edhe në fjalimin tim këtu. Ishte një ndjenjë e veçantë”, ka thënë Karahoda. Sipas tij, vetëm pjesëmarrja në garë për ekipin e filmit është një fitore.

“Komentet janë shumë të mira dhe do të presim se çfarë do të ndodhë deri të shtunën mbrëma”, ka thënë ai.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka thënë se filmi sipas komenteve të publikut është i mrekullueshëm. Ai ka thënë se rrëfimi kosovar është pritur shumë mirë dhe në një formë “ishte qershia mbi tortë pasi paraprakisht në të njëjtën kinema janë dhënë pesë filma të tjerë dokumentarë”. “Kishte shumë duartrokitje. Ishte i jashtëzakonshëm me një fotografi të bukur e rrëfim të mirë. Njerëzit pas premierës e kanë uruar ekipin. Ishin shumë të gëzuar që kanë parë këtë film”, ka përshkruar Zharku. Sipas tij, definitivisht bëhet fjalë për filmin dokumentar më të mirë që është dhënë të martën mbrëma.

edhe të tjerët janë të tillë, atëherë ne jemi të lumtur. Konkurrenca është një fitore e madhe”, ka thënë ai.

Në mesin e 700 vetave në publik ka qenë edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Historike e ka cilësuar premierën në “Berlinale”.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")