Kulturë

Rrëfehet gruaja që hapi bibliotekën e parë për fëmijë në Prizren

Rrëfehet gruaja që hapi bibliotekën e parë për fëmijë në Prizren

Shtëpia e saj ngjan si një muze, e përveç rekuizitave, aty ruhen me fanatizëm edhe kujtime të shumta. Myzejen Hoxha, e njohur si tezja Xene, konsiderohet si gruaja që hapi bibliotekën e parë shqipe për fëmijë në Prizren. Ajo mban mbi supe tetë dedaka, por vitet e shumta nuk ia kanë zbehur shikimin e as dëshirën për lexim.

Ani pse nuk pati fëmijë, jetën e saj ia kushtoi fëmijëve të tjerë dhe librave. E historia e saj me librin u vulos në vitin 1956, kur ajo hapi bibliotekën për fëmijë me vetëm katër tituj shqip.