Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Besa Llugiqi me rol kryesor debuton në skenën polake

Sopranoja e njohur kosovare Besa Llugiqi në fillim të muajit që vjen do të këtë debutim të dyfishtë: për herë të parë do të ngjitet në skenën polake e po për herë të parë do të interpretojë në operën “Thaïs” të kompozitorit francez Jules Massenet. Asaj i është besuar roli kryesor, Thaïs, që ia ka dhënë dhe emrin veprës.

Tash dhjetë ditë Llugiqi ka nisur provat në shtëpinë operistike “Baltic” në Gdánsk të Polonisë. “Baltic Opera” e filloi punën si studio e muzikës dhe e dramës në shkurt të vitit 1949, në qytetin në breg të Baltikut që sot ka afro gjysmë milioni banorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë opera të njohura botërore, si “Cherevichki”, “Peter Grimes”, “Miraculous Mandarin” e “Rita” janë inskenuar aty dhe ka vite që merren me projekte kulturore ndërkombëtare.

Thaïs është roli për të cilin sopranoja kosovare do të përgatitet deri në ditën e parë të marsit, kur do të jepet premiera. Fill pas saj në program janë edhe dy repriza, e në program kjo operë do të jetë deri në qershor. Llugiqi “është” një kurtizane e cila cilësohet si mëkatare.

“Thaïs” bazohet në librin e novelistit dhe poetit francez Anatole France, fitues i “Nobelit” më 1921. Është operë në tri akte. Për herë të parë qe inskenuar në shtëpinë e operës “Garnier” në Paris më 1894 dhe rolin kryesor e kishte sopranoja amerikane Sibyl Sanderson. Ngjarja e operës zhvillohet në Aleksandri, dhe në thelb ndjek historinë e murgut Anathel që kërkon të shpengojë kurtizanen Thaïs nga mënyra e saj mëkatare e jetesës. Ai tenton ta fitojë shpirtin e saj për hir të perëndisë, duke rënë në dashuri me të. Në fund ajo vdes.

Përgatitjen e rolit Llugiqi e ka cilësuar si punë sfiduese, për faktin se përgjegjësia mbetet te roli kryesor të cilin e bart ajo....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")