Shoqatat nuk kanë nisur ende me mbledhjen e tarifave për mediumet e zbrazëta

Shoqatat nuk kanë nisur ende me mbledhjen e tarifave për mediumet e zbrazëta

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 28 January 2019 10:47

Prishtinë, 28 janar – Shoqatat për mbrojtjen kolektive të të drejtave të autorit ende nuk kanë nisur t’i mbledhin tarifat e veçanta me rastin e shitjes së parë apo importimit të bartësve të mediumeve të zbrazëta audiovizuale. Kësisoj ende nuk është praktikisht në fuqi Rregullorja për të drejtën e kompensimit të veçantë dhe reprografik.

Kjo rregullore përcakton se duhet paguar një tarifë shtesë për të drejtën e autorit për smartphonet, TV-të, CD-të e disa produkte të tjera që importohen në vend me qëllim të reproduktimit të veprave që mbrohen me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Rregullorja ishte miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në ditën e 30-të të tetorit të vitit të kaluar. Ka hyrë në fuqi 7 ditë pas nënshkrimit nga kryeministri, Ramush Haradinaj. E më 12 nëntor të vitit që shkoi ishte publikuar në Gazetën zyrtare të shtetit. Por praktikisht nuk është afër implementimit. Sipas Rregullores, shoqatat për mbrojtjen e të drejtave kolektive duhet të dakordohen që bashkërisht të menaxhojnë kompensimet e veçanta. Një gjë e tillë ende nuk është arritur.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme