Kulturë

Qyteti në qetësi për tingujt e “Stradivariusit”

Florencia Rastelli ndihej e turpëruar. Si bariste eksperte, asnjëherë nuk e kishte rrëzuar as edhe një filxhan të vetëm kafeje, rrëfen ajo. 

Por, të hënën e para dy javëve, derisa endej në “Chiave di Bacco”, kafenenë në të cilën punon, ajo e kishte thyer një gotë që u përplas zëshëm në dysheme. Të gjithë klientët mbetën të shtangur, kujton ajo. “Unë mendova: nga të gjitha ditët, ku qëlloi bash sot”, thotë ajo. 

“Edhe një oficer policie më ishte afruar dhe më kishte thënë të mbaja qetësi. Ndihesha aq e turpëruar”. 

Njerëzit e qytetit italian Cremona nuk janë zakonisht kaq të ndjeshëm ndaj zhurmës. Policia kishte vënë kordonë në rrugët e qendrës së qytetit dhe trafiku ishte kaotik. Gjatë një konference për media, të mbajtur rishtas, kryetari i qytetit, Gianluca Galimberti, u kërkoi qytetarëve të Cremonas të shuhen zhurmat e papritura e të panevojshme. Cremona është vendi i disa punëtorive të krijuesve më të mirë botërorë të instrumenteve, përfshirë Antonio Stradivarin, i cili në shekujt shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë prodhoi disa nga violinat dhe violonçelat më të mira që janë bërë ndonjëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Tash, qyteti është duke realizuar një projekt ambicioz, të digjitalizimit të tingujve të instrumenteve të Stradivariusit që t’i lërë trashëgim për brezat e ardhshëm, bashkë edhe me ato të Amati dhe Guarneri del Gesù, të dy zanatlinj të famshëm të Cramonas. 

Dhe kjo nënkuptonte mbajtjen e qetësisë. Një violinë, violë apo violonçel punuar prej Stradivariusit përfaqëson kulmin e inxhinierisë së tingullit dhe asgjë nuk ka mundur të replikojë tingujt e tyre unikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)