Kulturë

Politika, skandalet dhe kinemaja amerikane

Descriptive Text

Nuk është befasi që Hollywoodi dhe administrata aktuale e Trumpit nuk pajtohen fare. Kjo e vërtetë ka nxjerrë së fundmi tre filma që përshkruajnë periudha të ndryshme politike, që drejtpërdrejt dhe në mënyrë të tërthortë e kritikojnë presidentin. 

Edhe kur kandidatët u larguan nga blloqet fillestare në fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Hollywoodi u pozicionua kundër Donald Trumpit. 

Shumë aktorë të shquar dolën në mbështetje të demokratëve dhe shumica në mënyrë aktive shprehën kundërshtimin e tyre ndaj yllit të emisioneve live dhe miliarderit të vetëshpallur. Client Eastwood ishte një nga të paktët që përkrahën kandidatin bombastik republikan, shkruan sot Koha Ditore.

Në pothuajse çdo ceremoni të shpërndarjes së çmimeve të mëdha, që nga fitorja e tij elektorale, fituesit e “Oscar” dhe “Golden Globe” folën kundër presidentit. Madje edhe aktorja Meryl Streep, kur u shfaq në “Golden Globes” në 2017 hodhi ca batare në drejtim të Trumpit. 

Heronjtë politikë të Hollywoodit 

Marrëdhënia midis kinemasë dhe politikës origjinën e ka dekada më parë. 

Yjet si James Stewart dhe Henry Fonda njiheshin për portretizimet e figurave politike të ndershme në filmat si: “Mr. Smith Goes to Washington” (1939) dhe “Young Mr. Lincoln” (1939). Por kjo nuk do të thotë se Hollywoodi e ka shikuar gjithmonë Washingtonin me sy të paarritshëm. 

Në fundin e viteve 1960-70, drejtorët e rinj të epokës së re të Hollywoodit kritikuan pa mëshirë politikën dhe politikanët – “All the President’s Men” i vitit 1976 shpërfaqte pa mëshirë skandalin Watergate që solli rrëzimin e presidentit Nixon...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)