Kulturë

Arti i plaçkitur kolonial

Derisa shumica e kombeve afrikane prej kohësh kanë kërkuar rikthimin e objekteve e artefakteve kulturore, në ish-fuqitë koloniale si Franca dhe Gjermania, debati së fundmi është kthyer në ethe, teksa figura kulturore e politike po flasin për riatdhesim.

Në nëntor të vitit të kaluar një raport 109 faqesh i realizuar nga akademikët francezë Bénédicte Savoy dhe Felwine Sarr mbi temën “Restitution of African Cultural Heritage” (Kthimi i trashëgimisë kulturore afrikane) propozonte kthimin e mijëra objekteve koloniale artistike, për të krijuar një përfaqësim më të balancuar në muzetë afrikane. Pas raportit, presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri betimin për të kthyer materialet e tilla, sidomos në Benin. Por deri tani, Gjermania ka mbetur e luhatur.

Viti 2019 shënon një shekull qyshkur Gjermania humbi posedimet e veta koloniale pas nënshkrimit të Traktatit të Versajës. Forumi i Humboldtit i mbajtur në Pallatin e Berlinit, të rindërtuar rishtas, do të hapet më 14 shtator me një ekspozitë permanente që përfshin një numër artefaktesh kulturore të marra, gjatë përpjekjeve koloniale, nganjëherë gjenocide të Gjermanisë në Afrikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)