Lirika e pastër dhe imagjinata e bujshme ishin veçanti në vargun e poezive të profesorit të stilistikës Basri Çapriqi, i cili vdiq një vit më parë.
Ai iku për të në lënë veprat e tij që t’i kujtojmë dhe lexojmë duke na bindur se vargjet e krijuara nga dora e vet ishin të rralla në letërsinë bashkëkohore shqipe, raporton “Express” i KTV-së.
Kështu është cilësuar krijimtaria letrare e poetit Çapriqi, në homazhin poetik të organizuar nga PEN Qendra e Kosovës, në të cilën u theksua se ai iku në përtej botë duke iu bashkuar poetëve më të mirë që kishte kultura shqiptare.
Miqtë kujtuan disa momente që i kishin përjetuar me poetin nga Ulqini.
Poezitë e Çapriqit, janë lexuar në skenën e Teatrit Kombëtar nga aktorët: Teuta Krasniqi, Shpëtim Selmani, Faris Berisha dhe Rabije Kryeziu.
Poeti Basri Çapriqi, kishte vdekur në moshën pesëdhjetë e tetë vjeçare në Prishtinë.