Kulturë

Filmat me aktore në role kryesore prijnë në arkëtime

Përpos gjetjes së talentit që i përshtatet më së miri një roli, kur studiot e mëdha përgatiten për një film të ri, ato gjithnjë e kanë në mendje produktin final, duke u vënë në kërkim të aktorëve që tanimë janë të famshëm për ta ngritur nivelin e arkëtimit.

Sidoqoftë është vështirë të përcaktohet ndikimi i aktorit në suksesin e një filmi. A do të mundë të kthehej një film i dështuar në një hit po të përzgjidheshin aktorët e tjerë?

Aktorët e pagur mirë jo domosdo çojnë drejt hiteve që producentët synojnë. Duke e analizuar marrëdhënien midis pagave super të larta të yjeve kryesorë dhe dështimeve në arkëtime, revista afariste “Forbes” publikon çdo vit listën e “aktorëve më të paguar”.

Sandra Bullock, Adam Sandler dhe dikur “burri më seksi” në botë, Johnny Deep, i gëzojnë të gjitha ato që u duhen për të hyrë në listën e aktorëve më të paguar të Hollywoodit. Studiot kanë fituar vetëm 2.80 dollarë për çdo dollar të investuar në tre filmat më të rëndësishëm të Deppit më 2016... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)