Kulturë

Gratë ua blejnë veshmbathjet burrave francezë

Më në fund u mor vesh puna e pantallonave në forma balonash, të ngushta te kyçet, të punëtorëve francezë. Për vite me radhë njerëzit kanë hamendësuar pse punëtori francez donte të rraste këmbët në pantallona aq të ngushta, saqë zor se mund t’i nxirrte kur i zhvishte. Tani u mor vesh. Fajin nuk e kanë burrat. Po ua blejnë vetë gratë.

Krejt së fundi në kohën e drekës, fabrikat franceze po bëjnë alamet tregtie me veshmbathjet e burrave. I këmbejnë palltot, pantallonat, kapelat e këpucët. Është një revoltë kundër feminizmit. Për teshat e punëtorit francez prejse mbahet mend është kujdesur gruaja e tij.

Dhe tani burri francez ka nisur të protestojë kundër kësaj shprehie.

Dy francezët të cilët kishin shërbyer në të njëjtin regjiment bashkë dhe nuk e kishin takuar njëri-tjetrin prej kohës së demobilizimit, nxorën dje zemërimin e madh në një autobus kur u takuan krejt rastësisht. [Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore]