Kulturë

“55 shades of gay” nga Kosova në “La MaMa” të New Yorkut

“55 shades of gay” nga Kosova në “La MaMa” të New Yorkut
Folegjenda: Skenë nga shfaqja “55 shades of gay”

Prishtinë, 8 janar – Klubi teatror “La MaMa” në New York është një prej kompanive më me renome në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar më vitin 1961 nga artistja me nam botëror Ellen Stewart, klubi njihet për revolucion në ShBA sa i përket teatrit eksperimental. Shpejt do të kalonte edhe kufijtë.

Pikërisht ky institucion për herë të parë i ka bërë vend një shfaqjeje nga Kosova. Prej 7 deri më 17 mars për tetë herë radhazi do të jepet shfaqja “55 shades of gay”, produksion i qendrës “Multimedia” me tekst të dramaturgut Jeton Neziraj e regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt. Shfaqja që ishte dhënë premierë në Kosovë në shator të vitit 2017, në New York do të jepet në “Ellen Stewart Theatre”, që mban pikërisht emrin e themelueses së kompanisë, regjisores e producentes së njohur e cila vdiq më 2011 në moshën 91-vjeçare.