Koleksioni i Bibliotekës edhe këtë dimër i rrezikuar nga lagështia

Koleksioni i Bibliotekës edhe këtë dimër i rrezikuar nga lagështia

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 28 December 2018 13:01

Një dimër tjetër kishte pritur Biblioteka Kombëtare e Kosovës për sivjet. Për këtë i ishte premtuar qysh në ditën e pestë të prillit. Rrjedhja e ujërave atmosferike nëpër depot e librave e lagështia permanente planifikohej të evitoheshin në pjesën e dytë të vitit, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë siguri drejtuesve të Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani” ua kishte dhënë vetë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Asokohe ai ishte treguar i pakompromis në raport me mundësinë e ndarjes së buxhetit. Rishikimi a bartja e mjeteve nga një tjetër projekt në atë për investime në Bibliotekë ishin “arma” e fortë e ministrit Gashit pas vizitës që kishte bërë në institucionin më të lartë bibliotekar në vend.

Por realisht nuk i ka shkrepur as njëra e as tjetra. “Burimet” natyrore të ujit do të vazhdojnë të jenë të pranishme në bodrumet e BKK-së të paktën deri në pranverë. Janë rreth dy milionë njësi bibliotekare që ky institucion i ruan si kujtesë të shkruar të shtetit më të ri në Evropë.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme