Kosova me tri shanse, jashtë garës për “Oscar”

Kosova me tri shanse, jashtë garës për “Oscar”

19 December 2018 08:45

Prishtinë, 19 dhjetor − Megjithëse sivjet pati tri shanse, Kosova e ka humbur mundësinë të bëhet pjesë e ceremonisë prestigjioze të filmit, “Oscars” për vitin 2019. Tre filma të realizuar nga regjisore kosovare kanë mbetur jashtë garës, në ditën kur u publikua lista e filmave në listat e ngushta.

“Martesa” në regji të Blerta Zeqirit mbeti jashtë konkurrencës në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Ndërsa filmat “Ajo” me regji të More Raçës dhe “Gardhi” i Lendita Zeqirajt, nuk u përfshinë në listën e “Live Action Short Film”.

Mediat botërore kanë raportuar sesi për të parën herë në historinë e “Oscars”, Akademia prestigjioze që ndan çmimet, i publikoi listat e ngushta në nëntë kategori përnjëherë. Nominimet nga këto kategori sikurse edhe ato për çmimet në kategoritë kryesore, do të bëhen më 22 janar.

Ceremonia e 91-të vjetore e “Academy Awards” do të mbahet më 25 të muajit shkurt/Elvira Bewrisha.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Abrakadabra20/12/2018 11:12

Mire me pase synime te medha vec po me habisin me pretendime per Oskar! Nuk arrin kush te mbush kinemate me film e ketej pretendohet Oskari!!!!

Shto koment

Të ngjashme