Kulturë

Kinematografia evropiane nën hijen e Hollywoodit

Evropa ndoshta mund ta fajësojë vetëm veten. Përse “European Film Awards”, që u ndanë të shtunën në Seville të Spanjës, mbeten nën hijen e “Oscars”? Natyrisht se çmimet amerikane kanë traditë më të madhe pasi që ndahen prej vitit 1929.

Në anën tjetër, “European Film Awards”, ekzistojnë vetëm që nga viti 1988. Prapë, kjo do të thotë se ekzistojnë tash e 31 vjet. Tashmë ishte dashur që të shpërndahen fjalët se evropianët kanë “Oscarin” e tyre.

Por nuk është kështu. Mediat globale fokusohen në “Oscar” shumë kohë para ceremonisë, por e njëjta nuk vlen edhe për “European Film Awards”. Përse ndodh kjo? Sigurisht se jo për shkak të kualitetit të filmave. Në anën tjetër, dikush mund të thotë se kinemaja evropiane si tërësi është shumë më diverse, shumëngjyrëshe dhe tërheqëse artistikisht sesa në kontinentin anglishtfolës, edhe nëse është më pak produktive në aspektin komercial.

Kjo nuk do të duhej të nënkuptonte se disa filma të jashtëzakonshëm tashmë kanë fituar çmimin “Oscar” – veçanërisht regjisorët meksikanë në Hollywood. “Oscar” mbetet çmimi i parë dhe kryesori në botën anglishtfolëse të filmit: kryesisht u ndahet filmave nga Hollywoodi, ndonjëherë edhe për nga pjesët e tjera të botës jo anglishtfolëse.

Kështu që shtrohet pyetja përse çmimet evropiane mbesin nën hijen e shembullit që ndjekin? Çmimet në të dyja kontinentet kanë shumë kategori, për filmin më të mirë, aktorët më të mirë, regjinë më të mirë, kostumet më të mira dhe kështu me radhë. Përveç kësaj, procedura e nominimit dhe tensioni i ceremonisë janë të njëjta. Evropianët, po ashtu, organizojnë dhe prezantojnë këtë gala mbrëmje me profesionalizëm të ngjashëm sikurse ajo që bëhet nga kolegët e tyre në Los Angeles vit pas viti... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)