Kulturë

Pianistja e re si histori suksesi

Pianistja e re si histori suksesi

Në prill të këtij viti, kur Lisa Sahatçiu u ngjit në skenë për herë të parë nën përcjelljen e Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës, ishte e qartë se ajo është një pianiste e re që premton shumë. Është vetëm 14-vjeçare. Por tashmë ka arritur një pjekje muzikore që tejkalon moshën e saj.

Ani pse ka shumë rrugë para vetes, është e përkushtuar që në çdo hap të kontribuojë në zhvillimin dhe rritjen e saj si pianiste në aspektin muzikor. Kur flet për muzikën, disiplinën, punën, inspirimet, ajo është shumë e qartë dhe e vendosur. Tingëllon si një person i pjekur që tashmë ka së paku 20 vjet eksperiencë, shkruan Koha Ditore.