Kulturë

“Leningrad” si reflektim për luftën

“Leningrad” si reflektim për luftën
 

Simfonia e “Leningrad” e Shostakovichit është një vepër që shpërthen, marshon, lëviz stuhishëm për gati 80 minuta. E shkruar në vitin 1941, derisa forcat e Hitlerit po e shkatërronin Leningradin në një rrethim që do të zgjaste 900 ditë dhe do të merrte së paku një milion jetë, vepra në praktikë thërret: “Kjo është një deklaratë e madhe!”

Dhe kësisoj bërtiti javën që shkoi në “Geffen Hall” në New York ku Jaap van Zweden e udhëhoqi Filarmoninë e New Yorkut në një performancë të veprës “Leningrad”, që ishte intensive dhe e fuqishme – nganjëherë edhe më tepër sesa kaq, përcjell Koha Ditore.