Kulturë

35,000 faqe për Arbërinë e Skënderbeun në Dubrovnik

35,000 faqe për Arbërinë e Skënderbeun në Dubrovnik
 

Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, botoi vëllimin me dokumente “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në fondet e Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut: dokumente”, hulumtuar dhe përgatitur për botim nga Prof.asoc.dr. Gjon Berisha.

Botimi i këtyre dokumenteve është një përfundim me sukses i punës hulumtuese disa vjeçare në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut nga studiuesi i periudhë së mesjetës, Berisha, i cili si rezultat i punës hulumtuese në arkivin në fjalë pati rastin që të hulumtoj dhe grumbulloj rreth 35,000 faqe dokumente që ndërlidhën me Arbërinë dhe arbërorët në mesjetë, të cilat dokumente për nga përmbajtja e tyre ju takojnë fushave të ndryshme si: ekonomike, politike e kulturore. Nga këto dokumente të hulumtuara dhe grumbulluara gjatë katër viteve të fundit, një pjesë e tyre, që i kushtohen Epokës së Gjergj Kastriotit, gjejnë vend në këtë përmbledhje me dokumente.