Kulturë

“Ajo” e More Raçës drejt nominimit në Oskar

Fundjava që lamë pas, film-bërëses More Raça ia ka sjell një çmim prestigjioz kinematografik.

Filmi që rrëfen për dhunën e heshtur në familje, ka arritur të fitojë çmim special të jurisë në kompeticionin “Kinemaja e së ardhmes”, të Festivalit të Filmit në Kajro, transmeton emisioni Express në KTV.

Në edicionin e dyzetë të Festivalit ndërkombëtar në kryeqytetin e Egjiptit është shfaqur ky film i regjisores Raça, e cila tregon për një dukuri, e cila viteve të fundit është përhapur në vendin tonë.

Filmi “Ajo”, që është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës ishte pjesë e festivalit prestigjioz AFI Festival (EJEFAJ FESTIVAL) që organizohet nga Instituti Amerikan i Filmit, ku mbahet për dhjetë ditë në Hollywood.

Që nga premiera botërore, filmi i More Racës, ka fituar të drejtën për aplikim në Oskar, ndërsa “Ajo” është shfaqur në 350 kinema duke depërtuar pranë 100 mijë shikuesve.

Raça thotë se e rëndësishme është që mesazhi i filmit të saj tashmë është shpërndarë, ndërkohë “Ajo” është projekti i tretë filmik i saj.