Trashëgimia e komplikuar e Bernardo Bertoluccit

Trashëgimia e komplikuar e Bernardo Bertoluccit

01 December 2018 14:00

Tani që filmat janë bërë aq të vegjël – imazhet e tyre literalisht mund t’i shohim në pëllëmbë të dorës, pavarësisht a përkasin aty apo jo – është e vështirë të imagjinohet se do të ketë një tjetër filmbërës aq të madh e të guximshëm, të gatshëm për rreziqe tematike dhe vizuale, siç ka qenë Bernardo Bertolucci.

Bertoluci, i cili vdiq në Romë në fillim të kësaj jave, në moshën 77-vjeçare, ka qenë një prej filmbërësve më të mëdhenj të kohës së tij, një artist karriera e të cilit ishte një përfshirje e madhe, ekstravagante – dhe një që ka bartur me vete kontradiktat e saj. Por kontradikta, nga natyra e vet, është energjike, e pazgjidhur, një labirint për të cilin nuk ka përgjigje të lehtë, shkruan sot Koha Ditore.

Shkarkimi nuk është zgjidhje për kontradiktën – është më shumë përgjigje. Dhe Bertolucci, çfarëdo gabimesh që mund të ketë bërë gjatë rrugës, nuk e meriton shkarkimin. Ai krijoi art jetëgjatë për ndonjë prej atyre gjërave pa bërë një zgjedhje – madje zgjedhje që në retrospektivë dalin të jenë të devijuara apo mizore? Arti tashmë ka shumë detyra. Ne mund t'i mbajmë njerëzit që e bëjnë atë të përgjegjshëm, edhe pse e pranojmë se nuk janë të pagabueshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme