Janë bërë më shumë se dy vjet prej premierës së shfaqjes “Bordel Ballkan”. Në prill të vitit 2017, qysh para premierës, autori i tekstit, Jeton Neziraj ishte kërcënuar me vdekje. Pas disa ditësh i ishte vënë flaka posterit të shfaqjes me regji të hungarezit András Urbán, shkruan sot Koha Ditore.
Vënia e zjarrit posterit të kësaj shfaqjeje, që pas 20 reprizave është kthyer prapë këtë vit në repertor, është përsëritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas mesnatës të së enjtes, posteri i “Bordel Ballkan” ka marrë flakë. Një gjë e tillë është vërejtur tek në mëngjesin e së premtes. Menaxhmenti i TKK-së menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës.
“Rreth orës 10:00 të së premtes është hapur një rast zjarrëvënie në stacionin ‘Qendra’. Rasti ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’. Është djegur një pllakat reklamues i Teatrit Kombëtar të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti./Shaban Maxharraj
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)