Filmi “Ajo” me regji të More Raçës premierë në Festivalin e Kairos

Filmi “Ajo” me regji të More Raçës premierë në Festivalin e Kairos

31 October 2018 13:46

Filmi “Ajo” është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin “Cinema of Tomorow” në festivalin e kategorisë A “Cairo International Film Festival”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Ajo” gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme