Tri shtëpitë monumentale të “Rrugës model”

Tri shtëpitë monumentale të “Rrugës model”

21 October 2018 12:40

Tre punëtorë të kompanisë nga Rahoveci, që është përzgjedhur për të kryer punimet në shtëpinë monumentale të Sali Safqiut, po kryenin drekën në një pauzë të shkurtër.

Nën hijen e një peme ftoni, nga dielli i vonë i tetorit, në betonin që mbulon hapësirën e ngushtë të oborrit, ata kishin vënë tavolinën rrethore. Nguten për të treguar se pronari nuk është aty, por se mund të shkojnë që ta thërrasin shpejt. Ky favor u kërkohet me kushtin që ta kenë përfunduar ushqimin fillimisht, shkruan Koha Ditore.

E ndërkohë, të pyetur nëse do të mundë ta forcojnë shtëpinë, thonë se do të bëjnë më të mirën e mundshme.

“Kemi punuar edhe më herët në këso raste. Na merr mendja se do të bëhet shumë mirë këtu”, thotë njëri prej tyre, derisa merr një kafshatë nga ushqimi i tij... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme