Dren Abazi kundër rrëzimit të “Gërmisë”

Dren Abazi kundër rrëzimit të “Gërmisë”

20 October 2018 23:44

Këngëtari Dren Abazi në emisionin N’gas’z të KTV-së ka treguar se është kundër rrëzimit të ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia”, e cila kohëve të fundit është folur si lokacion i përshtatshëm për ndërtimin e sallës koncertale.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk po ka sallë për të mbajtur koncertin e tij në Prishtinë.

“Unë qe sa kohë kam mbet peng i mungesës së sallës adekuate për të mbajtur koncertin në Prishtinë, si vendlindja ime që është. E kam problem, edhe pse jam përkrahur prej komunës, me e bo koncertin për shkak se nuk ka sallë, shpresoj të zgjidhet çështja e sallës. Nuk jam për rrëzimin e ‘Gërmisë’, por të gjendet një lokacion i përshtatshëm”, ka thënë Dren Abazi në N’gas’z.

Ai thotë se për të do të ishte kuptimplotë që salla të ndërtohej brenda kampusit universitar, në vendin ku aktualisht është kisha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme