Orientimi evropian i shqiptarëve pas rënies së ish-Jugosllavisë dhe rrëzimit të pushtetit komunist në Shqipëri, është një fjali që përsëritet shumë shpesh në fjalorin politik. Por realisht rrënjët e një rruge të tillë janë shumë më herët.
Veprimtaria e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nxjerr në pah se bashkëpunimi i shqiptarëve me Evropën zë fill këtu e gati gjashtë shekuj më parë. Aleancat e Skënderbeut me shtetet evropiane të kohës së tij, për të luftuar invazionin turk, janë dëshmi për këtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos kësaj, vetë shteti i asaj kohe që e udhëhiqte heroi, kishte synime të qarta sa i përket këtij rrafshi. Historia e udhëheqësit të arbërve e parë nga kënde të ndryshme është shpalosur nga studiues shqiptarë e hungarezë.
Të martën në konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 500-vjetorin e vdekjes” të organizuar nga Instituti i Historisë në Kosovë, ai i Shqipërisë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni e Ambasada e Hungarisë në Kosovë, më shumë se 20 studiues kanë paraqitur hulumtimet e tyre për historinë e mesjetës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)