Emisioni “Flladi Veror” në Kohavision vjen me edicion të ri sonte nga ora 20:00.
I ftuari i radhës është drejtori i festivalit “Hardh Fest” Agron Sokoli i cili zbulon emrat e mëdhenj që do të performojnë në këtë edicion, përfshirë yllin e “Espresso Macchiato”, Tommy Cash.
Po ashtu mund të shihni edhe materiale të veçanta për “Fushë Kosova FEST”, festival për Kosovën dhe diasporën, rubrika nga bregdeti i Greqisë dhe të tjera.
“Flladi Veror” transmetohet në KTV, të premten në orën 20:00.