Momenti i vrasjes me thikë të 26 vjeçarit në Ferizaj (Pamje të rënda!) Foto: Facebook

Momenti i vrasjes me thikë të 26 vjeçarit në Ferizaj (Pamje të rënda!)

16 qershor 2018 15:23

Kohavisioni ka siguruar pamjet nga përleshja e mbrëmshme, mes disa të rinjëve në Ferizaj, ku ka mbetur i vdekur Elvedin Ibrahimi, 26 vjeçar.

Ju tërheqim vërejtjen, se pamjet e mëposhtme janë të rënda.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës se mbrëmë, rreth orës 22:30, një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, njofton Policia, teksa thotë se të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë.

“Nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit (E.I. 26 vjeç) kishte ndërruar jetë, ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës në Ferizaj, përcjell Koha.net.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e rëndë” është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër (M.M. 22vjeç) i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme