Zhdukja e 18 vjeçares nga Peja – dyshohet se gjendet diku në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Zhdukja e 18 vjeçares nga Peja – dyshohet se gjendet diku në Prishtinë

04 mars 2018 12:15

Është zhdukur një 18 vjeçare nga Peja. Donjeta Avdijaj është zhdukur të premten rreth orës 11 e 30 derisa familja ka kërkuar ndihmë për këdo që ka informacione për vendndodhjen e saj.

Familjarët kanë thënë për KTV-në se ajo ka mundësi të jetë në Prishtinë.

Mujë Avdijaj, babai i saj, thotë se nga Policia e Pejës i është komunikuar se dikush nga Gjakova i ka telefonuar duke dhënë Prishtinën si pistë të vendndodhjes së Donjetës.

Ajo të premten ishte duke shkuar në kursin e gjuhës gjermane dhe prej atëherë nuk është lajmëruar tek familja.

I ati apelon tek të gjithë qytetarët që nëse arrijnë ta identifikojnë Donjetën, ta lajmërojnë atë në numrin e telefonit 049-758-266.

Donjeta kur kishte dalë nga shtëpia kishte të veshur xhinse, çizme të zeza, xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme