Kronikë

Aksident në Mitrovicë, një i vdekur e dy të plagosur

Mitrovicë, 22 shtator - Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot të ketë ndodhur në Mitrovicë rreth orës 00:50, bën të ditur zyrtarja për informim publik në Policinë e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, transmeton Koha.net.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar. Vdekjen e konfirmoi mjeku kujdestar. Lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, prej nga njëri dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe tjetri lirohet në shtëpi.