Një objekt është përfshirë nga zjarri në Deçan.
Rreth orës 09:20, të së premtes, Policia e Kosovës ka marrë informatën se është përfshirë nga zjarri një objekt përcjellës i shtëpisë pronë e ankuesit mashkull shqiptar.
Si pasojë e zjarrit është djegur ushqim bagëtish si dhe gjësende e mjete makinerie të bujqësisë .Vlera e dëmeve arrin rreth 17 mijë euro.
Njësiti i zjarrfikësve dhe disa qytetarë kanë arritur ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një fëmijë 6 vjeçar (nip i ankuesit).
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.