Faton Krasniqi të enjten mbrëma kishte njoftuar në grupin “Marakli t’Kerreve” se në Lipjan i është vjedhur kamioni i tij i tipit Mercedes dhe u kishte bërë thirrje anëtarëve që ta lajmërojnë për çdo informatë.

Sot Krasniqi ka gjetur kamionin e tij përmes dy anëtarëve të këtij grupit, Andi Zogaj dhe Advan Plakolli, të cilët e kanë kontaktuar përmes Facebookut, duke e njoftuar se kamioni i tij gjendet te Ura e Sllatinës, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Vjedhjen e tij Krasniqi e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës, por punën e PK-së të enjten e kanë kryer anëtarët e këtij grupi të cilët kanë gjendur kamionin.
Në fotografitë më poshtë janë bisedat mes anëtarëve të grupit derisa është gjetur kamioni:
