Ditën e djeshme, në orën 18:00, raportohet të ketë ndodhur një aksident komunikacioni mes tri veturave në Veternik të Prishtinës.
Për pasojë raportohet të kenë pësuar lëndime pesë femra pasagjere të veturave.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri veturave civile, të drejtuara nga meshkuj K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë pasagjere (F/Sh/K) në veturat e përfshira në aksident, të cilat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Koha.net.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.